Shkruan: Enver Sadiku
Me shumë oscilime gjatë tërë kampionatit, sa me gjasa për dalje në Evropë e sa i rrezikuar për në barazh, Gjilani ka patur një stinor më të mirë në pranverë se në vjeshtë, por në fund përfundoi në pozitën e katërt, duke mos mundur të arrijë Ligën e Konferencës, por edhe duke qenë larg rrezikut për të mbetur në barazh.
Gjilani e kishte nisur kampionatin 2024/2025 me një përbërje krejtësisht ndryshe të lojtarëve, me trajner e staf teknik krejtësisht të ri, me drejtorë të rinj të klubit dhe me një stabilitet financiar, por kënaqësia e vetme në fund mbeti se ekipi po ndërtohet dhe se rezultatet priten në kampionatin e ri.
Kështu, pas 36 ndeshjeve të zhvilluara, SC Gjilani pati 13 fitore, 12 barazime dhe 11 humbje, duke shënuar 48 gola e ka pësuar 47 gola dhe në fund ka tubuar 51 pikë, që e lanë klubin kuq e bardh në pozitën e katërt.
Prej nga 108 pikëve të mundshme, SC Gjilani ka marrë 51 sosh, apo 47.22 përqind të pikëve.
Në këtë kampionat, Gjilani ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 48 herë, apo mesatarisht 1.33 gola për ndeshje, kurse sa i përket golave të pranuar portierët e Gjilanit, Kenan Haxhihamza dhe Arjon Bllaca 47 herë nxorën topin nga rrjeta, apo mesatarisht pranuan nga 1.31 gola për ndeshje, duke e lënë rrjetën e paprekur vetëm në 10 ndeshje.
Përpos humbjeve nga kundërshtarët që ishin më poshtë se Gjilani në tabelë, dëshprimi më i madh mbetet humbja në ndeshjen e kupës, nga një kundërshtar që garonte në rang më të ultë të garave.
Golashënuesi më i mirë i Gjilanit ishte Senad Jaroviq, që tundi rrjetat kundërshtare 13 herë dhe është interesant se ky lojtar ka shënuar edhe një autogol, 7 herë shënoi Armend Thaqi, derisa Edi Basha, shënoi 6 herë.
Në të gjitha këto statistika e mira qëndron se SC Gjilani mund të përmirësohet në pranverë, kurse daljen në Evropë mund t’a kërkojë edhe nëpërmjet ndeshjeve të Kupës.
Ja të gjitha rezultatet e SC Gjilani:
Llapi – Gjilani 1:1
Gjilani – Ballkani 1:1
Dukagjini – Gjilani 2:1
Suhareka – Gjilani 3:2
Gjilani – Feronikli 2:0
Mlisheva – Gjilani 2:1
Gjilani – Prishtina 2:1
Drita – Gjilani 1:1
Gjilani – Ferizaj 1:2
Gjilani – Llapi 2:1
Ballkani – Gjilani 3:3
Gjilani – Dukagjini 1:2
Gjilani – Suhareka 1:1
Feronikli – Gjilani 0:3
Gjilani – Malisheva 0:1
Prishtina – Gjilani 2:2
Gjilani – Drita 1:0
Ferizaj – Gjilani 3:1.
—
Llapi – Gjilani 0:1
Gjilani – Ballkani 2:1
Dukagjini – Gjilani 0:0
Suhareka – Gjilani 1:2
Gjilani – Feronikli 2:0
Mlisheva – Gjilani 4:1
Gjilani – Prishtina 1:1
Drita – Gjilani 4:0
Gjilani – Ferizaj 1:0
Gjilani – Llapi 2:3
Ballkani – Gjilani 1:0
Gjilani – Dukagjini 1:1
Gjilani – Suhareka 3:0
Feronikli – Gjilani 1:2
Gjilani – Malisheva 0:0
Prishtina – Gjilani 1:2
Gjilani – Drita 0:0
Ferizaj – Gjilani 2:2.