Shkruan: Sylejman Ismajli
SC Gjilani nesër mund të fitoj Kupën e Kosovës pas plot 23 vitesh.
Skuadra e Gjilanit për herë të fundit në finale ishte në stinorin 2002, ku kishte pësuar disfatë nga Besiana me rezultat 2:1.
Gjilani ishte finalist i Kupës në tri stinore radhazi: 2000, 2001 dhe 2002, por arriti ta fitoj vetëm një herë atë në vitin 2000.
Gjilani ishte skuadra e parë pas luftës e cila kishte shijuar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale Besianën me rezultat 1-0, me golin të cilin e pati shënuar Besnik Kollari në minutën e 76-të.
“Skifterat” në vitin 2001, në finale e famshme ishin takuar me rivalin e përbetuar Dritën. Takimi në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat 1-1.
Golin e epërsisë në minutën e 20-të e kishte shënuar Muharrem Sahiti i Gjilanit, ndërsa në minutën e 88-të Llumnica barazon në 1-1.
Pas ekzekutimit të penaltive, Drita i’u kishte gëzuar fitores me rezultat 7-6, duke u bërë fituese e Kupës së Kosovës.
Golashënues nga pika e bardhë për Gjilanin ishin: Jerliu, Kollari, Sadriu Halili, Ajeti, Muji ndërsa gjuajtjen e Halim Hodait e mbron portieri Zeqiri.
Ndërsa, tek Drita nga pika e bardhë të saktë ishin Bakiu, Llumnica, Ismajli, Isufi, Statovci, Salihu e L.Sahiti.
Në vitin 2002, Gjilani kishte arritur të kualifikohet përsëri në finale, por kishte pësuar disfatë nga Besiana me rezultat 2:1.
Gjilani kishte kaluar e para në epërsi me golin e shënuar nga Zeqiri në minutën e 9-të, por Besiana arriti që të rikthej rezultatin me dy golat e shënuar nga Kushtrim Munishi.
Nesër, skuadra e Gjilanit pas plot 21 vite do të shijojë finale e Kupës së Kosovës ku do të ballafaqohet me Prishtinën, ndërsa, pas plot 23 vitesh ka mundësi ti gëzohet Kupës së Kosovës.
Për këtë finale, pritet numër rekord i shikuesve “Skifterave”, të cilët pritet të udhëtojnë drejt kryeqendrës për të përkrahur klubin e zemrës së tyre – Gjilanin.