Ganezi Raphael Dwamena, ndërroi jetë sot në moshën 28-vjeçare pas rrëzimit në fushë në takimin kundër Partizanit në “Demrozi Arena”.
Raphael Dwamena vuante prej kohësh nga zemra, skuadra gjilanase SC Gjilani, ka shprehur ngushllëllime familjes, klubit K.F. Egnatia dhe tërë komunitetit futbolldashës.
🎗Telegram ngushëllimi
Sport Club Gjilani shpreh ngushllëllimet më të sinqerta familjes, klubit K.F. Egnatia dhe tërë komunitetit futbolldashës me rastin e ndarjes nga jeta të futbollistit Raphael Dwamena.
Me zemër të thyer, bashkndjejmë dhembjen me gjithë komunitetin futbolldashës për këtë humbje të madhe që vjen nga fusha e futbollit, aty ku edhe 28 vjeçari la emocionet e tij të fundit.
Pusho në paqe, Raphael Dwamena 🕊