SC Gjilani, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar përforcimin e radhës në skuadër.
Një futbollist brazilian pritet t’i bashkohet skuadrës, ndërsa emri i tij pritet të zbulohet së shpejti.
Pas afrimit të Shqiprim Taipit dhe Almir Aganspahiqit, ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu aktualisht po zhvillon fazën përgatitore në Turqi, duke u përgatitur për sezonin e ri në Superligë.