Sport Club Gjilani komunikon arritjen e marrëveshjes me futbollistin Robert Rrahmani.
Dakordimi i palëve për të bashkëpunuar është i vlefshëm deri në verën e vitit 2027.
Rrahmani vjen nga radhët e klubit Feronikeli ’74, ekip me të cilin garoi në kampionatin elitar të futbollit kosovar, ndërkohë që më parë ka djersitur fanellën e klubit Trepça ’89 nga Mitrovica.
23 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar dhe është një vlerë e shtuar për ekipin e kryetrajnerit Ardian Nuhiu, i cili po merr formën nga dita në ditë.
Asi nga Mitrovica është pritur nga drejtori sportive Ertan Demiri, teksa kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe i kanë zgjatur duart së bashku drejt objektivave që janë vënë para nga klubi.