SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Dior Gërbovci, i cili nga tani e tutje do të jetë pjesë e skuadrës kuqe e bardh për sezonin e ri.
Klubi gjilanas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Gërbovcin, duke e mirëpritur atë në familjen e SC Gjilanit si një nga prurjet më të reja të afatit kalimtar.
Në komunikatën zyrtare, drejtuesit e klubit i kanë uruar mirëseardhje futbollistit dhe i kanë dëshiruar suksese me fanellën kuqe e bardh, ndërsa tifozët presin që ai të japë kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të ekipit gjatë sezonit të ri.
Më shumë detaje rreth transferimit janë publikuar në faqen zyrtare të klubit.

