📣 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄, 𝐄𝐋𝐓𝐎𝐍 𝐂𝐀𝐋𝐄!
Sport Club Gjilani reagon publikisht për fyerjet raciste në drejtim të futbollistit Elton Cale.
Futbollisti Cale u ofendua në baza racore nga Shkëlzen Lushtaku, futbollist i Klubit “Drenica” nga Skenderaj në duelin e xhiros së tretë në kampionatin “Albi Mall Superliga”.
Klubi ka reaguar menjëherë duke lajmëruar zyrtarin e ndeshjes, ztr. Agim Hasanin, gjyqtarin e katërt Isak Ceroviku dhe gjyqtarin kryesor Alban Shala. Po ashtu, edhe pas përfundimit të ndeshjes janë lajmëruar organet gjegjëse në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Të njoftuar tashmë janë edhe shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, si dhe Komisioni i Etikës pranë UEFA-së, pasi që konsiderojmë se këto fyerje dhe sjellje në drejtim të futbollistit Cale nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar, e në rastin më të vogël pa reaguar.
Në këto momente jo të lehta për futbollistin Cale dhe familjen e tij, ne qëndrojmë afër tyre dhe i ofrojmë mbështetje të plotë në luftën kundër racizmit, duke i siguruar që do të jemi vazhdimisht ‘këmbanë’ e këtij fenomeni të shëmtuar.
Sport Club Gjilani u bën thirrje gjithë futbollistëve dhe komunitetit sportiv në vend të kenë më shumë tolerancë ndërmjet vete dhe lojën e futbollit ta bazojnë në suazat e fair-playt dhe jo në suaza të racizmit.
𝐕𝐈𝐃𝐄𝐎: https://bit.ly/3KrKokR
Zyra për shtyp
29 Gusht, 2022