SC Gjilani është rikthyer te fitoret në Superligë, duke marrë një triumf të rëndësishëm me përmbysje ndaj Prishtina e Re.
Ndeshja, e vlefshme për elitën e futbollit kosovar, përfundoi me rezultat 1:2 në favor të gjilanasve. Vendasit kaluan të parët në epërsi, por Gjilani reagoi në pjesën e dytë duke përmbysur gjithçka dhe duke siguruar tri pikë shumë të vlefshme.
Për skuadrën mysafire realizuan Robert Rrahmani dhe Senad Jarović, të cilët vulosën rikthimin e ekipit në rrugën e fitoreve.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani shkon në kuotën e 42 pikëve, duke përforcuar pozitën e tij në tabelën e Superligës.

