Gjilani ka arritur t’i shmanget barazhit në xhiron e fundit të sezonit 2023/24 në Albi Mall Superligë.
Skuadra bardhekuqe për sezonin e ri pritet të ketë një fytyrë krejtësisht tjetër, pasi po planifikohet të luftojnë për pozitat e para dhe daljen në Evropë.
Trajneri Gentian Mezani është larguar pas ndeshjes së sotme dhe drejtimin e skuadrës pritet ta marrë Ardian Nuhiu.
Ndërkohë Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Gjilani tanimë ka kryer edhe transferimin e parë.
‘Skifterat’ kanë bërë goditje të madhe, duke siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Prishtinës, Lorik Boshnjakut.
Palët kanë arritur marrëveshje mes vete dhe Boshnjaku pritet të jetë transferimi i parë i Gjilanit nën epokën e trajnerit Ardian Nuhiu.
Kujtojmë që Boshnjaku dy vitet e fundit i ka kaluar në Superiorën e Shqipërisë te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës. /Gazeta Olle/