Gjilani fiton garën me gjitha skuadrat e Superligës, nënshkruan me Mevlan Adilin.
Mbrojtësi me përvojë u kërkua nga skuadrat e kreut në Superligën e Kosovës, por edhe nga skuadrat shqiptare .
Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Adili ndodhet në Gjilan ku tanimë është blinduar me kontratë tre vjeçare nga ‘Skifterat’.
Çfarë super goditje nga Gjilani që tanimë ka blinduar qendrën e mbrojtjes me dyshen Adili e Krivanjeva.
Gjilani po bën super merkato dhe përveç dyshes Adili – Krivanjeva ka nënshkruar edhe me Lorik Boshnjakun dhe Mehdi Çoban./Olle/