Sot zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16-ës së Kupës së Kosovës, ku pritet të ketë përballje mjaft interesante.
Në Gjilan, skuadra nikoqire e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu do të presë Lirinë e Prizrenit, një ekip me përvojë që vitin e kaluar garoi në elitën e futbollit kosovar. Megjithatë, Liria nuk arriti të sigurojë mbijetesën në Superligë, por kjo nuk e bën një kundërshtar të lehtë për skuadrën gjilanase.
Ky short nuk konsiderohet i lehtë për SC Gjilanin, me gjithatë synon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Kosovës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, duke filluar nga ora 12:00.