Këtë mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Të mërkurën dhe enjten do të zhvillohen pesë duelet e kësaj xhiroje që pritet të jetë shumë interesante.
SC Gjilani do ta kërkoj fitoren e parë në pranverë pasi sot e pret Lirinë e Prizrenit që është e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë.
Ndeshja luhet në Gjilan, duke filluar nga ora 13:00, në stadiumin me bari sintetik.