Në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës, SC Gjilani pret sot në shtëpi ekipin e Llapit nga Podujeva. Ndeshja, që fillon në orën 13:00, është një mundësi për Gjilanin të rikthehet te fitorja pas humbjes së fundit ndaj Ferizajt.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu ka pasur një fillim të vështirë sezoni, duke grumbulluar vetëm 9 pikë në nëntë ndeshje. Sot, ata synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës vendase në stadiumin ndihmës me bari sintetik për të siguruar tri pikët e shumëkërkuara dhe për t’u afruar me ekipet në pjesën e sipërme të tabelës.