SC Gjilani sot do të përballet me skuadrën e Feronikelit’74, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës shkruan Radio Star.
Në ndeshjën e fundit skuadra e Nuhiut, barazoi në shtëpi me Suharekën me rezultat 1 me 1, ky rezultat jo i favorshëm për shkak pozitës në të cilën gjendet në tabelë.
Gjilani në udhëtim kërkon tri pikët e plota për tu larguar nga zona e rrezikshme.
Gjilanasit gjenden në pozitën e tetë me 14 pikë, kjo ndeshje luhet nga ora 13:00, në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas./radiostar/