Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 20-të në kuadër të Superliga e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri do të përballet me Dukagjinin në një transfertë të vështirë në Klinë. Gjilanasit e nisën stinorin pranveror me humbje në shtëpi ndaj FC Ballkani, duke rritur presionin për rezultat pozitiv në këtë përballje.
SC Gjilani kërkon tri pikët e plota për t’u rikthyer te fitoret dhe për të stabilizuar pozicionin në tabelë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

