Kanë përfunduar ndeshjet e rrethit të 1/16-ës së Kupës së Kosovës, ku SC Gjilani ka siguruar një fitore të rëndësishme kundër Lirisë së Prizrenit me rezultat të thellë 4-1.
Pas një pjese të parë të barabartë që u mbyll me rezultat 1-1, skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, duke treguar një lojë të shkëlqyer dhe duke vulosur fitoren.
Tani mbetet të shihet se kush do të jetë kundërshtari i Gjilanit në fazën e ardhshme të Kupës. Ndërkohë, skuadra e Nuhiut të shtunën do të përballet me një sfidë të vështirë si mysafire ndaj Prishtinës.