SC Gjilani sot do të përballet me skuadrën e Feronikelit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës shkruan Radio Star.
Në ndeshjën e fundit skuadra e Gentian Mezanit, barazoi në shtëpi me Prishtinën me rezultat 1 me 1, ky rezultat jo i favorshëm për shkak pozitës në të cilën gjendet në zonën e barazhit.
Gjilani në udhëtim kërkon tri pikët e plota për ti ikuar zonës së rrezikshme, në këtë ndeshje do të mungojë portieri Betim Halimi, i cili thuhet se ka humbur gjithë sezonin pas lëndimit në gju.
Gjilanasit gjenden në pozitën e tetë me 20 pikë dy më pak se Feronikeli’74, e cila ka 22, kjo ndeshje luhet nga ora 13:00, në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas./radiostar/