SC Gjilani ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se Ertan Demiri nuk është më pjesë e klubit.
Klubi ka konfirmuar se ai ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante.
Komunikata e plotë:
𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭ë 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 | 𝐌𝐛𝐲𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯 𝐄𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐃𝐞𝐦𝐢𝐫𝐢
Sport Club Gjilani njofton opinionin se ka mbyllur bashkëpunimin me Ertan Demirin, i cili kërkoi të lirohej nga pozita e drejtorit sportiv pas një viti bashkëveprim.
Klubi i shpreh mirënjohje të sinqertë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e strukturës së klubit.
Me profesionalizëm dhe përkushtim, Demiri dha kontribut të çmuar për klubin tonë.
SC Gjilani i uron Ertan Demirit shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e tij të mëtejshëm profesional dhe personal.
Zyra për media,
22 prill, 2025