Klubi gjilanas ka zyrtarizuar sot transferimin e anësorit shkodran Mehdi Çoba, i cili ka nënshkruar kontratë me SC Gjilanin dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e kuq e bardhëve.
Çoba, i njohur për shpejtësinë dhe depërtimet e tij në krah, pritet të shtojë kualitet dhe dinamizëm në repartin ofensiv të skuadrës. Me këtë lëvizje, Gjilani vazhdon të forcojë radhët në funksion të përgatitjeve për një edicion konkurrues dhe ambicioz në Superligën e Kosovës.
Drejtuesit e klubit po punojnë në ndërtimin e një grupi të balancuar dhe me synime të qarta për të qenë ndër pretendentët kryesorë të kampionatit.