Klubi i futbollit SC Gjilani ka zyrtarizuar sot ardhjen e re në skuadër, mesfushorin Lorik Boshnjaku, i cili i bashkohet ekipit për sezonin e ri të garave në futbollin kosovar.
Boshnjaku ishte pjesë e FC Suhareka gjatë edicionit 2024/2025, por pas mbylljes së sezonit dhe moskualifikimit të klubit të tij për në Superligën e Kosovës, ai ka vendosur të vazhdojë karrierën te SC Gjilani – një klub me objektiva të qarta dhe aspirata të larta për edicionin e ri.
Klubi e ka prezantuar lojtarin me fjalët:
“Ju prezantojmë ardhjen tonë të re |
Mirë se vjen Lorik!”, duke i uruar mirëseardhje dhe shprehur besimin se ai do të jetë një përforcim i vlefshëm për ekipin në fazën e ardhshme të garave.