Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të komunikoj arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili do të drejtoj skuadrën deri në vitin 2028.
Rikthimi i Ramadanit në Gjilan përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi të njohur, duke pasur parasysh përvojën e tij të mëparshme në drejtimin e skuadrës kuqe e bardhë. Në edicionin 2022/23, nën drejtimin e tij, Gjilani siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane dhe arriti deri në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.
Me pesë tituj kampioni të fituar me katër klube të ndryshme, Ramadani vjen me objektiva të qarta dhe ambicie të larta.
Sport Club Gjilani i uron mirëseardhje trajnerit Zekirija Ramadani dhe i dëshiron suksese në drejtimin e skuadrës, me bindjen se së bashku do të punojmë për ta çuar klubin drejt objektivave të përcaktuara.










