Në fshatin Haxhaj, nxënësit mësonin në bodrumin e xhamisë së fshatit. Dhomat e mësimit pa dritare, pa dysheme dhe me lagështi në të gjitha anët.
Nxënësit e shkollës fillore, “Agim Ramadani” të fshatit Haxhaj, kishin protestuar bashkë me prindërit e tyre, duke kërkuar rrënimin e objektit të kësaj shkolle, për të cilën u tha se tash e sa vjetë paraqet rrezik të vazhdueshëm për jetën e nxënësve dhe mësimdhënësve.
Më në fund nxënësit e fshatit Haxhaj do të vijojnë mësimin në shkollën e re.
Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka vizituar objektin e ri të shkollës fillore në fshatin Haxhaj.
Gagica ka thënë se nxënësit dhe mësimdhënësit, se vijimi i mësimit në shkollën e re është vetëm qështje ditësh, më tutje ai ka thënë se do të jetë objekt modern shkollor.