Shërbimet 24 orëshe në disa prej klinikave të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), kanë shënuar një progres të madh duke ndihmuar në heqjen e listave të pritjes së pacientëve për t’i kryer shërbimet në lidhje me trajtimin e sëmundjeve të tyre. Por, modernizim i këtij insitucioni shëndetësor po vazhdon edhe më tej.
Këtë e tha drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, sipas të cilit, së shpejti pritet të zbatohet projekti për trajtimin e infarktit në 2 orët e para.
Ai tha se ka mbështetje për këtë projekt, ndërsa KFOR-i besohet se do të jep mbështetjen e tyre në sigurimin e helikopterëve të cilët do të jenë në shërbim të trajtimit të qytetarëve kudo në Kosovë dhe brenda 2 orëve pacienti do të trajtohet.
“Ajo që kemi pas prioritet jemi duke i trajtu, trajtimi i infarktit akut në 24 orë e kemi arritur, ajo që presim është trajtimi i infarktit në dy orët e para, kemi mbështetje në këtë projekt dmth pacienti ku do që të jetë mund të vij në 2 orët e para sepse janë të arta, kemi biseda edhe me KFOR-in që të na siguroj edhe helikopter për këtë projekt nëpër gjithë Kosovën që jetët e njerëzve të shpëtohen qysh në dy orët e para”, tha Sejdiu,për Ekonomia Online.
Në kuadër të projekteve të rëndësishme, Sjediu tha se është edhe kardiokirurgjia e fëmijëve.
“Projekt tjetër i rëndësishëm është edhe kardiokirurgjia e fëmijëve, e kemi në plan edhe atë, presim nga jashtë që të operohen disa pacientë fëmijë dhe të vazhdoj stafi ynë të cilët janë të përgatitur, kemi staf që Maqedonia nuk e ka kardiokirurgjinë e fëmijëve dhe ajo që është e rëndësishme është stroke center që nënkupton të gjitha sulmet në tru të trajtohen në formën më profesionale si dhe intervenimi në tru në orët e para, të gjitha këto përgatitje presim që në muajt në vijim t’i realizojmë dhe janë projekte të mëdhaja, duhet ta ngrisim nivelin e shëndetit të popoullatës sonë”, tha ai.
Sejdiu foli edhe për grevën e kirurgëve. duke thënë se pacientët të cilat kanë nevojë për trajtimin e tyre me urgjencë janë trajtuar dhe nuk kanë pësuar pacientët për shkak të grevës.
Ai tha se shpreson që do të ketë paga të dinjitetshme për mjekët dhe të ndërpritet greva e tyre pasi që ky ka qenë edhe premtim nga ana e vetë qeveritarëve.
“Greva e kirurgëve, janë disa klinika të kirurgjisë që janë duke mbajtur grevë por disa klinika tjera kirurgjike janë duke punuar, ka klinikë që janë duke mbajtur grevë mirëpo është organizuar që të trajtohen rastet urgjente dhe shpresojmë që do të ndërpritet shpejtë. Tashmë është edhe ligji i pagave në prag të votimit në Kuvend dhe shpresoj se ajo ka qenë arsyeja më e madhe që për shkak të pagave është mbajtur kjo grevë por ligji i pagave do ta ndërpres më pas këtë”, tha Sejdiu.
Megjithatë, Sjediu shpreson se së shpejti do të gjendet një zgjidhje dhe të përfundojë greva.
“Mendoj se ky kapitull do të përfundoj shpejtë dhe do të i kthehen punët në mënyrë më normale sepse në qendër e kemi pacientin dhe cdo mospunë reflektohet tek pacienti”, shtoi ai.
Sejdiu tha se shërbimi 24 orësh i klinikës së kardiokirurgjisë inovazive, kardiokirurgjisë dhe onkologjisë ka ndihmuar në kursimin e buxhetit dhe është ngrit niveli e performanca e mjekëve. Ai tha se synimi është që edhe klinikave tjera tu shtohet shërbimi 24 orësh.
“Jemi në plan që edhe klinikat tjera të i ngritet niveli i shërbimeve radiologji dhe mendijjmmë se edhe rezonanca të ketë 24 orë shërbime të gjitha patologjitë në neurokirurgji dhe neurologji të kenë mundësi që në 24 orë të trajtohen në mënyrë më të dinjitetshme dhe propocionale edhe radiologji”, tha ai.
Sejdiu tha se gjërat e imta që mungojnë në QKUK nuk duhet të ekzagjërohen pasi që pacientet në klinikat e QKUK-së po marrin shërbime shumë më të mëdhaja, ndërsa për listen e re esenciale tha se janë futur disa barna që kanë qenë të domosdoshme dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për shërbimet.