Në mbledhjen e Qeverisë u pajtuam që, së shpejti, të organizohet mbledhja e përbashkët e qeverive, të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë, si dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, për çka u patëm dakorduar me homologun tim Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij të frytshme në Prishtinë, në dhjetor të vitit të kaluar.
Qeveria miratoi tri vendime që kanë të bëjnë me sistemin tatimor.
Sot, po ashtu, kemi ndarë 120 mijë euro ndihmë për komunitetin egjiptian dhe numri i familjeve përfituese nga 792 rritet në 1340.
RH