Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 26.09.2019 në ora 10:00.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Projekt-propozimi i buxhetit për vitin fiskal 2020 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2021-2022
2.2 Rishqyrtimi i Rregullores për taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale (sugjerim i MAPL-s)
2.3 Projekt Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e komunës së Gjilanit nr.01.16-59035 të datës 27.06.2013
2.4 Kërkese nga Komisioni ad-hoc për çështje të banimit për ndihmë financiare për renovimin e shtëpisë së z.Vedat Shabani nga Perlepnica
2.5 Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës të Kuvendit të Komunës së Gjilanit për vitin 2020
2.6 Informatë nga Drejtoria për Arsim rreth fillimit të vitit shkollor
3. Të ndryshme