Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka treguar kapacitetin e saj për të ndërtuar diskutim demokratik dhe ndërrim lidershipi në mënyrë demokratike.
Ai tha se personi i vetëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje që mund ta ketë hapësirën e duhur dhe mjaftueshëm kredit që të mos shpallet tradhtar nëse e sfidon kreun e VV-së, Albin Kurtin, është Glauk Konjufca.
E kemi pasur një ndryshim të lidershipit në vitin 2015 ku zgjidhet Visar Ymeri dhe në vitin 2017 pas zgjedhjeve nacionale dhe rezultatit jashtëzakonisht të mirë të VV-së, shihet së paku prej disa prej nesh që s’kemi qenë në VV, shihet rruga që Kurti do ta përcjellë për sa i përket mënyrës së organizimit të VV-së, pra me idenë që është një person dhe tjerët janë në funksion”.
“Glauku është i vetmi që mundet me pas hapësirën e duhur dhe po besoj mjaftueshëm kredit që të mos shpallet tradhtar nëse e sfidon. Glauku është tash e një kohë të gjatë personi numër dy në VV. Dhe po të mos e ndërronte Albini statutin, në momentin që kemi dalë ne, ku e ka hequr atë rregullin se vetëm dy mandate mund të jesh kryetar, rendi do të ishte i Glaukut”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.