Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me mospagesat nga pakoja emergjente COVID-19 për punëtorët, ndërsa mirëpret iniciativën e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10% të trustit pensional.
Përmes një komunikate për media kjo sindikatë vlerëson se punëtorët e sektorit privat po vazhdojnë të diskriminohen dhe për këtë përgjegjës i bën deputetët, të cilët thotë se duhet të ulen dhe të miratojnë rishkimin e buxhetit, në mënyrë që qeveria të kryejë obligimet e veta.
“Deputetët e Parlamentit të Kosovës janë komod sepse ata nuk çajnë kokën pse këta punëtorë çdo ditë presin në bankat e tyre mos po dalin mjetet e premtuara nga Qeveria, këta bëjnë hajgare me shpresat e punëtorëve, e nuk ulen dhe te miratojnë rishikimin e buxhetit që qeveria të kryej obligimet e veta”, thuhet në reagimin e tyre.
Ky është reagimi i plotë:
Punëtorët e këtij sektori diskriminohen në kushte normale, por edhe në kushte emergjente. Kush është përgjegjës dhe kush dha përgjegjësi për skandalin e keqpërdorimit dhe mospagesës së pakos emergjente, punëtorët e sektorit privat u diskriminuan vetëm ata. Deputetët e Parlamentit të Kosovës janë komodë sepse ata nuk çajnë kokën pse këta punëtorë çdo ditë presin në bankat e tyre mos po dalin mjetet e premtuara nga qeveria, këta bëjnë hajgare me shpresat e punëtorëve, e nuk ulen dhe te miratojnë rishikimin e buxhetit që qeveria të kryejë obligimet e veta.
Sindikata e mirëpret iniciativën e qeveris së Kosovës për tërheqjen e 10% të trustit pensional nga punëtorët por çka të tërheqim ne ku pronarët e kompanive në 50% të rasteve nuk ju kanë pagua fare punëtorëve trust, edhe ata që kanë pagua e kanë bërë në një masë simbolike, nuk thonë rastësisht i varfëri gjithë duhet te jetë i varfër, duke ju “falënderua” institucioneve tona.