By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Selajdin Abdullahu – Gafat e Nëntorit, Tulipanët dhe Proceset në Hagë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Opinion

Selajdin Abdullahu – Gafat e Nëntorit, Tulipanët dhe Proceset në Hagë

Përditësimi i fundit: December 3, 2025 12:04 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëntori, muaji i flamurit, i kryengritjeve dhe i gjakut të shenjtë, duhej të ishte periudha ku kombi përkulet para sakrificave. Por vit pas viti, në vend të solemnitetit, shohim një paradë gafash politike që turpërojnë ditët më të ndritshme të kombit. Politikanë që flasin shumë dhe kuptojnë pak; që valëvisin flamurin, por harrojnë barrën e tij.

- Advertisement -

Ata ngatërrojnë datat, heronjtë, betejat, e deri edhe ushtrinë që luftoi në Kaçanik me komandant Idriz Seferin. Disa e përkujtojnë Isa Boletinin me pasion, por nuk dinë as tri fjalë të vërteta për jetën e tij. Festa e Nëntorit bëhet arenë për deklarata qesharake, festa partiake, fotografi të sforcuara, ndërsa kombi kërkon dinjitet, jo spektakël.

Por, për fat të keq, kjo nuk është e vetmja farsë.

Kur Evropa nuk solli dritë, por hije

Kosova ka politikanë që kanë jetuar dekada në Zvicër, Gjermani, Francë e Angli. Vende me demokraci të pathyeshme, institucione të rregullta, etikë publike, respekt për ligjin dhe kulturë politike shembullore. Ata u krenuan dikur se do ta sillnin këtë model në Kosovë — modelin e drejtësisë, të transparencës, të lirisë së shprehjes, të qeverisjes së mençur.

Por çfarë sollën në të vërtetë?

Jo dritën e fillimit perëndimor.
Jo qytetarinë e Evropës.
Jo vlerat e demokracive që i strehuan dhe i ushqyen.

Ata sollën me vete:
• intrigat e vjetra ballkanike,
• mentalitetin e fshatit të varfër,
• mendësinë e klanit,
• arrogancën e paditurisë,
• dhe shkopin e pushtetit që ta mbajë në dorë deri sa t’a rrahë kundërshtarin.

Nga demokracia perëndimore nuk sollën as kulturën e debatit, as ndershmërinë e mandatit, as përgjegjësinë e dorëheqjes. Sollën vetëm kamerat e pres-konferencave, premtimet e pambajtura dhe një mentalitet sundimi që ngjante më shumë me oborret e errësirës mesjetare sesa me shtetet moderne.

Jetuan në shoqëri ku treni vjen në sekondë, ku ligji respektohet si Bibël, ku shteti funksionon pa bërë zhurmë — dhe prapë u kthyen në Kosovë me zakonet më të vjetra të ruajtura brenda valixheve të tyre.

Evropa i bëri qytetarë në letër.
Kosova i pa sundimtarë në praktikë.

Tulipanët e Holandës dhe drejtësia që nuk na njeh

Ndërkohë, në thellësi të Holandës, mes tulipanëve që rriten në fushat e pafund nën nivelin e detit, qëndron Gjykata Speciale. Kryetarja e saj ecën me qetësi mes rreshtave të ngjyrave artificiale, ndërsa brenda mureve ftohtësohen fatet e atyre që dikur mbronin popullin e tyre me jetën në dorë.

Prokurorë “specialë”, të ftohtë si qelqi i Amsterdamit.
Dëshmitarë “specialë”, të mbuluar me perde sekreti.
Procese “speciale”, larg popullit që kërkon të vërtetën.

Dhe pikërisht këtu qëndron tragjedia morale:
ata që mbrojtën këtë vend, sot mbrohen nga europa atlantike por jo nga shteti që e krijuan,
ata që e çuan flamurin lart, sot e shikojnë prej qelisë;
ndërsa ata politikanë që jetuan në demokracitë më të zhvilluara të botës, sot sillen sikur kanë sjellë errësirën për ta mbuluar këtë komb.

Nëntori nuk pranon shfaqje

Nëntori nuk është teatër për gafat politike.
Nëntori nuk është dekor për politikanët e lodhur nga papërgjegjësia.
Nëntori është amanet, është gjak, është histori.

Politikanët mund të bëjnë selfie, mund të mbajnë fjalime të gatshme, mund të flasin për patriotizëm ndërsa e përdorin flamurin si perde. Por populli e sheh. Populli e di. Populli nuk harron.

Ata që jetuan në Zvicër e sillen si feudalë.
Ata që studiuan në Gjermani e udhëheqin me frikë.
Ata që u rritën në Angli ,Amerikë e gjetkë, sundojnë me klane.
Ata që panë Francën e Lirisë e kthehen me mentalitet oborri.

Kjo është tragjedia politike e Kosovës.

Deri kur:
• drejtësia në tulipanë të jetë më e rëndësishme se drejtësia në tokën tonë,
• politikanët e Perëndimit të sjellin mentalitetin e Mesjetës,
• dhe festat e Nëntorit të përdoren për gafat e radhës,

ky vend do të mbetet i plagosur midis dy botëve:
as Perëndim i vërtetë, as Lindje e e errët— por një tokë që pret drejtësinë e vet.

Liria u fitua me jetën e njerëzve, jo me deklarata politike.
Flamuri u ngrit nga ata që s’u trembën, jo nga ata që sot flasin pa u skuqur.
Historia jonë nuk u shkrua në fushat e pafundme me tulipanë, por në male me gjak.

Dhe derisa ta kuptojmë këtë, Nëntori do të festohet, por nuk do të nderohet.Kombi shqiptar e di rrugën e vet.Drejtësia e pa drejt do të dridhet nga pafytërsia e saj dhe me dëshmitë e instituteve të kuzhinave serbo-ruse.Në fund të këtij Nëntori të trazuar, mes gafash politike, padrejtësisht të importuara dhe hijeve që na rrëzohen mbi kokë, një gjë mbetet e pandryshuar: forca e kombit shqiptar për t’u bashkuar kur rreziku është më i madh.

Historia jonë nuk është ndërtuar nga ndasitë, por nga bashkimi. Nuk është mbajtur gjallë nga pushtetet, por nga populli. Nuk është mbrojtur nga të fortët e ditës, por nga njerëzit e zakonshëm që në kohën e duhur janë bërë të jashtëzakonshëm.

Prandaj sot, më shumë se kurrë, na duhet një thirrje e qartë e paekuivoke:

Le të bashkohemi. Le të ngrihemi mbi partitë, mbi inatet, mbi dallimet e kota që na dobësojnë.

Le ta rikthejmë unitetin si armën tonë më të fortë — atë që na dha fuqi në kryengritjet e Idriz Seferit dhe Isa Boletinit, të Adem Demaçit e Adem Jasharit,Agim Ramadanit e heronjëve të tjerë që ishin prijës lufte, atë që na mbajti gjallë në çdo periudhë errësire.

Le të mos lejojmë që askush, as nga jashtë dhe as nga brenda, të na ndajë, të na përçajë, apo të na përkufizojë me kufijtë që nuk i kemi zgjedhur vetë.

Sepse një komb i bashkuar është më i fortë se çdo gjykatë e padrejtë.
Më i madh se çdo politikan i paaftë.
Më i qëndrueshëm se çdo stuhi e përkohshme.

Dhe derisa ka shqiptarë që besojnë, punojnë dhe sakrifikojnë për këtë tokë, shpresa kurrë nuk shuhet.

Të bashkuar ne nuk jemi vetëm më të fortë —

Shala: A është t’u e kuptu Amerika që po ja ngritë Kurtit përkrahjen në popull në 80 për qind?
Fitim Uka: Flisni për sekretet tuaja, thoni të pathënat, falni dhe kërkoni falje, dhuroni pafund dashuri…
Sistemi arsimor parauniversitar kërkon reforma serioze
Tregu i Gjelbër, e shtunë, telefoni fiks, mysafirët, hamajtë dhe premtimet
Fatmir Spahiu ‘Bufi’ reagon pas performancës së Edon Zhegrovës kundër Real Madridit
Artikulli i mëparshëm “Po, Trump e Meriton Nobelin” shkrimi ku u citua presidentja Osmani, shpërndahet edhe nga Presidenti amerikan
Artikulli tjetër Moscertifikimi i Listës Serbe, Hargreaves i shqetësuar: Veprime të tilla cënojnë marrëdhëniet me partnerët

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.