Shkruan: Nijazi Mursmurati
Vetëm fati e dashti që të shihemi përseri sot në Liri ngase Selajdinin me vëllaun e tij Fazliun e kishin rrëmbyer gjatë luftës forcat shtetërore serbe
Kët shkrim kësaj radhe i dedikoj vetëm njërit nga pesë vëllëzërit Abdullahu z.Selajdin Abdullahut.
Njoftoj publikun dhe mbarë opinionin se tër familja Abdullahu (me prindërit e tyre dhe pesë vëllëzërit) punuan dhe vepruan në ilegalitet të thellë në interes të çështjes kombëtare respektivisht lirisë së Kosovës.
Njëri ndër vëllëzërit Abdullahu ishte edhe Selajdin Abdullahu, një emër i heshtur por i madhë, i rrespektuar, me integritet dhe i palavd. Tradicionalisht njerëzit që bëjnë histori nuk ekspozohen dhe nuk tregohen shumë në shoqëri dhe publik. Puna dhe veprimtaria tyre atdhetare e pasqyron mësemiri biografinë dhe përsonalitetin e tyre dhe në kët kategori të njerëzve të këtillë hyn padyshim emri i të heshturit por i të madhit Selajdin Abdullahut.
Njerëzit si Selajdin Abdullahu e të tjerë që kanë vepruar dhe punuar pa rreshtur në ilegalën e Kosovës meritojnë të shkruhet dhe duhet shkruar për të bëmat e tyre kundër robërisë serbosllave. Si rezultat i punës, veprimit dhe përpjekjeve të parreshtura dhe përmanente të tyre (pra edhe e Selajdinit) në dobi të çështjes kombëtare u mundësua dalja e mëvonshme në skenë e UÇK-ës e cila në bashkëpunim të ngushtë me Aleancën Euro Atlantike e në veqanti me SHBA-ës na mundësuan ti heqim përfundimisht nga qafa zingjirët e robërisë.
Selajdin Abdullahu me katër vëllëzërit tjerë dhe prindin e tyre qyshë at kohë kishin kaluar nepër grilat e burgjeve serbe (si thot populli duke heqë të zitë e ullirit) në errësirat, qelitë e ftohta dhe të ngrira nga torturat ç’njerëzore, rrahjet, sharjet dhe poshtrimet nga gjelatet – kasapët serb dhe udbashët shqipfolës të asaj kohe!
Duke ndenjur dhe pirë kafe me ish të burgosurin politik z.Selajdin Abdullahu kujtuam ato kohë të pa kohë! Selajdini si njeri ambicioz, punëtor, i urtë, pak fjalë dhe i palavd nuk dëshironte të hynte në ato tema dhe të tregoj për vuajtjet dhe torturat e tij të përjetuara në kazamatet serbe, por mëtepër e preokuponte skena e sotme politike shqiptare në liri!
Insistimi dhe kurreshtja ime ishte gjithnjë të kuptoj pak a shumë për kohën e qëndrimit të tij në burg dhe odiseadën e përjetuar!
Nga tregimi që rrëfeu Selajdini gjatë qëndrimit të tij në burg për torturat, vuajtjet që i kishte përjetuar zemra më u ligshtone, trupi më rrënqethej dhe buzët më u dridhnin!
Selajdini me shokë u akuzuan për veprimtari armiqësore, nacionaliste, irridentiste, separatiste dhe kundërrevolucionare nga shteti ish Jugosllav. Selajdini u dënua me 7 vite burg me shumë shokë të tjerë.
Ky grup i djemëve të rinjë shqiptarë sëbashku me Selajdinin kishin bashkëpunuar në treshe duke shpërndarë trakte, afishe, parulla me përmbajtje “Kosova Republikë”.
Shteti serbo – sllav kishte rënë në panikë të thellë ngase emri “Kosova Republikë” po shkruhej dhe po dukej çdokund (përkundër represaljeve të shtuara dhe të papresedan nga aparati shtetërorë) nga të rinjtë shqiptarë që ishin organizuar dhe vepronin nepër grupe apo treshe të vogla.
Aparati shtetëror i atëhershëm Jugosllavo – Serb ishte tërbuar dhe kishte rënë në depresion të thellë se si nuk po mundë ta shuajnë lëvizjen patriotike atdhetare shqiptare dhe përkundër dënimeve të larta drakonike ndaj të rinjëve shqiptarë.
Përkundër të gjitha këtyre masave të rrepta shtypëse nga regjimi serb ndaj rinisë përparimtare shqiptare radhët e saja u shtonin gjithnjë e mëtepër. Mllefi dhe urrejtja për ta luftuar armikun shekullor shtohej dita në ditë gjthënjë e më shumë.
Këta pak rreshta që i shkrova për Selajdin Abdullahun e ndjeva vetën të obliguar ti them disa fjalë për njeriun e veprimit dhe të sakrificës për çështjen madhore shqiptare.
Gjilan, 15.11.2025
PS.
Selajdin Abdullahu
25.03.1963
Shurdhan – Gjilan
I burgosur politik më 1986 (7 vite burg)
Kryetar i shoqatës së të burgosurëve politik të Gjilanit
Menaxheri i Turizmit










