Urime Vitin e Ri 2026!
Me këtë shkrim e mbyllim vitin2025
-Sikur Nonda Bulka ta shihte këtë gjendje, do qeshte me hidhërim, sepse do kuptonte menjëherë se fitorja është trajtuar si pronë personale dhe jo si mandat shërbimi për qytetarin.
Sikur Ali Asllani të dëgjonte fjalët e fushatës dhe arsyetimet pas humbjeve, do pyeste sërish: “A e dini ç’është shteti dhe çfarë obligimi keni ndaj qytetarit?”
Kuvendi i republikes i ka hapur portatat për “Doktor Adhamudhat”dhe “Hanko Hallat”
Fitorja u shpall triumf i individëve dhe jo rezultat i përgjegjësisë, kritika u quajt destabilizim, heshtja u interpretuar si stabilitet, fjalët u trashën, veprat u holluan, programi u harrua dhe numrat u mbrojtën si mburojë, ndërsa qytetari u harxhua dhe u reduktua në shifrën e votave.
Gabimet shpjegohen gjithmonë, dështimet relativizohen, dhe pushteti flet vazhdimisht për veten, duke injoruar nevojat dhe pritshmëritë e qytetarit, i cili, megjithatë, vazhdon të mbajë shpresën pa zë dhe pa duartrokitje.
Politika ka degraduar në teatër, ku premtimet shndërrohen në kostume, fituesit në aktorë, dhe humbësit në statuja të pafuqishme në skenën e lojës së pushtetit, ndërsa shërbimi publik mbetet një fantazmë që askush nuk e prekë.
Historia nuk fal arrogancën dhe pushtetin që harron qytetarin dhe e përdorë votën si instrument për të mbrojtur ego dhe privilegje, sepse pushteti nuk është fitore për veten, por detyrim ndaj qytetarit, dhe kush harron këtë ka humbur para se të fitojë.
Por rilindasit e vërtetë e dinë këtë: çdo sfidë, çdo humbje dhe çdo kritikë është mundësi për të rritur forcën dhe vizionin; pushteti nuk është për të sunduar, por për të shërbyer, dhe qytetari nuk është spektator, por partner në çdo ndryshim të madh që mund ta bëjmë së bashku, për Shqipërinë dhe për Kosovën, për një të ardhme ku drejtësia, përgjegjësia dhe shpresa nuk janë thjesht fjalë, por realitet i përbashkët.
G Ë Z U A R
Selajdin Abdullahu,Gjilan
31.12.2025

