Është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së të Burgosurve Politik, dega në Gjilan në të cilën për një mandat të ri katërvjeçar është zgjedhur Selajdin Abdullahu.
Lidhur me këtë kuvend është deklaruar vetë kryetari Selajdin Abdullahu, i cili ka theksuar:
“Sot në Kuvendin Zgjedhor të Shoqatës së Burgosurve Politikë, dega në Gjilan u zgjodh kryesia e degës së SHBPK-së dhe delegatët për kuvend qendror. Unë mora besimin për ta udhëhequr degën për një mandat të ri katërvjeçar, si kryetar i degës iu jam mirënjohës për vlerësimin tuaj”, ka thënë kryetari Selajdin Abdullahu.