Selim Daku ka bërë të ditur se është emëruar ushtrues detyre i Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin ‘Kadri Zeka’ në Gjilan(UKZ) shkruan Radio Star.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Daku ka njoftuar se ka pranuar këtë detyrë nga Rektori Artan Dermaku.
Ai ka shprehur përkushtimin e tij për të kryer detyrën me përgjegjësi të lartë dhe për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e fakultetit
Postimi i Selim Dakut:
Sot, më 1 tetor, nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, pranova emërimin si ushtrues detyre i Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Me përkushtim do të përpiqem të realizoj me përgjegjësi detyrat në këtë pozitë, me qëllim që ta avancojmë edhe më tej UKZ-në.