Selman Vokshi, Homeri shqipëtar që i dinte përmendësh 14 mijë vargje
Dhe njëherit Themeluesi i Unionit të të Verbërve të Kosovës ton të pas’luftës.
Selman Vokshi ka qenë i njohur në Gjilan si “Homeri shqipëtar”. Madje e kishte humbur tërësisht shikimin dhe nuk mund të shkruante më, ai gjithë krijimtarinë e tij e mësoi përmendësh.
Ishte në gjendje të recitonte mijëra e mijëra vargje të tijat, pa as më të voglin problem.
Prezantohej përmes vargjeve dhe me krenari thoshte se kishte lindur në Shqipëri, por ishte rritur në Gollak, në shtëpinë e Lotë Vakut, si fëmija i fundit i tij, i gjashti me radhë.
Për më shumë se 25 vite, Selman Vokshi jetoi e krijoi në verbëri të plotë, brenda një bote që nuk e shihte prej një çerek shekulli, por e ndjente dhe e kuptonte më mirë se disa që kanë nga dy sy në ballë.
Ai ishte njeri i veçantë në jetë e në krijimtari, për faktin se hulumtoi, mblodhi dhe publikoi thesarin popullor. Vokshi ishte shembull i njeriut këmbëngulës e stoik, me vullnet të jashtëzakonshëm.
Ai nuk i këndoi vetëm dhembjes, por edhe jetës dhe sakrificës së popullit. Si autor, mbajti në mend mijëra vargje dhe krijoi një vepër me përmbajtje të ditarit jetësor, andaj me të drejtë është quajtur “Homeri shqiptar”.
Ai ishte kundërshtar i madh i përdorimit të barbarizmave. Sugjeronte zëvendësimin e fjalëve të huaja me fjalë shqipe, duke thënë se gjuha jonë është shumë e bukur dhe e pasur sa nuk ka nevojë të huazojë nga të tjerët.
Për shumë vite kishte punuar si mësimdhënës i muzikës. Fati e deshi që në moshën 47-vjeçe t`i humbas sytë dhe iu desh të pensionohet para kohe. Megjithatë, ai vazhdoi ta shoh botën me syrin e mendjes.
Brenda viteve 1997 – 2004 shkroi 44 poema, me gjithsej 14.000 vargje, të cilat i dinte përmendësh. Këto vargje u botuan në dy poema “Poezinë e doja shumë” dhe “Pa atdhe nuk ka fe”.
Poema “Rrëfim për Lotë Vakun” u inskenua nga Teatri i Gjilanit, kurse në dorëshkrim la veprën “Një jetë në vargje” e cila u botua pas vdekjes së autorit dhe u Publikua më 7,tetor 2015.
Ai shkroi në stilin popullor, me një artikulim të fortë artistik, që gjason me këngët kreshnike shqiptare. Selmani ishte bir i një atdhetari të njohur në Anamoravë, Lotë Vakut, i cili, për arsye politike të kohës, ishte larguar në Shqipëri, në vitet 1927.
Më 1941 kthehet në Vakaj të Kikës, afër Poliçkës. Më 1948, Selmani regjistrohet në klasë të parë. Mandej, në vitin 1954 regjistrohet në shkollë të mesme të muzikës në Prizren.
Pas shkollës, më 1958 fillon punën si mësimdhënës në Hogosht, në shkollën “Skënderbeu”. Më 1959 punoi si arsimtar i parë shqiptar i muzikës në shkollat e Anamoravës.
Për 15 vjet rresht punoi në korin e shkollës Normale në Gjilan. Ka punuar si dirigjent edhe në Suboticë, Kralevë, Beograd dhe Cerkevnicë afër Rijekës, Kroaci. Për disa vite punoi në Radio-Gjilan, redaktor i muzikës, derisa u verbua dhe u desh të pensionohet. Në gusht të vitit 2000 filloi turrneun e tijë, nepër qytetet e Kosovës, për Thenelimin e shoqatës Unioni i të Verbërve i Kosovës, përçka u kulmua e tër rrjeti i të verbërve pikërisht me 23,Shtator të vitit 2000. Selmon Vokshi emërohet Kryetar i Unionit të të Verbërve të Kosovës dhe këtë pozit e mbajti deri më 15.dhjetor 2004.
Në vitet e këtejme, shok të pandashëm të rrugëtimit e kishte bashkëshorten Ajshen,, e cila e ndihmoi shumë në jetë dhe në punën krijuese, prandaj SHNV e përmend dhe e rikujton në çdo përvjetor të themelimit dhe ribashkimit të të verbërve në Kosovë e veçanarisht në Gjilan!