Selver Xhelil, vlerësohet qytetar i ndërgjegjshëm në shtetin amë
Selver Xhelili, pronar i La Luna Resort & Kompleksit Gjilani në Ksamil, me një eksperiencë gati dy dekada në sektorin e turizmit në Shqipëri është vlerësuar si një nga qytetarët më të ndërgjegjshëm të shtetit amë, për faktin se ai asnjë herë nuk është dënuar për ndonjë shkelje ligjore.
Këtë e dëshmon Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
Në këtë dokument thuhet se nga verifikimi që iu është bërë shënimeve në regjistrin gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se shtetasi Selver Xhelili është i pa dënuar.
“Natyrisht se ndihemi mirë dhe i qetë, sepse vazhdimisht kam zbatuar me përpiktë rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar. Përherë korrekt dhe i disiplinuar në punë dhe parimor në ndjekjen dhe respektimin e dispozitave ligjore në kuadër të biznesit që operoj dhe të gjitha ligjeve tjera në fuqi”, ka thënë Selveri Xhelii, i cili tashmë ka dhjetë vite, vetëm në Ksamil, që punon dhe vepron.
Ai ka treguar se asnjë punëtor nuk e mban në të zezë , përkundrazi të gjithë ata që punojnë për çfarëdo intervali kohor, lajmërohen në organet gjegjëse.
Po ashtu, Xhelili ka bërë të ditur, se asnjë herë si ka ndodhur të gjobitet për ndonjë tejkalim të dispozitave ligjore në trafik.
Korrektësia, disiplina, shërbimi, çiltërsia e Xheliti ka bërë, që ai të gëzon respekt të veçantë , në këtë qytet margaritar të turizmit, teksa ka krijuar “brend” të vetin turistik për kompleksin e tij, që e menaxhon tash e sa kohë.
S’do mend se personat e tillë , jo vetëm që materialisht i ndihmojnë punëtorët dhe familjarët e tyre, por me këso sjellje dhe edukate të lartë vetëdijesimi të qytetarit, e bëjnë krenar jo vetëm familjen e tij, lagjen, qytetin, por edhe Kosovën.