Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, me numrin 83, ka shpalosur një nga prioritetet kryesore të tij në rast të zgjedhjes si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Xhelili ka premtuar mbështetje të fuqishme për pensionimin e parakohshëm dhe sigurimin shëndetësor të policëve, duke e cilësuar këtë grup si një nga më të rrezikuarit dhe të ekspozuarit ndaj stresit dhe pasigurisë gjatë kryerjes së detyrave. Ai ka ftuar qytetarët që të votojnë numrin 131 për PDK-në dhe numrin 83 për ta mbështetur këtë iniciativë.
Shkrimi i plotë:
Voto 131, voto 83, për pensionim të parakohshëm e sigurim shëndetësor të policëve
Nëse bëhem deputet i Kuvendit të Kosovës e votoni numrin 131 të PDK-së e numrin tim 83, unë do ta mbështes fuqishëm idenë e pensionimit të parakohshëm dhe sigurimit shëndetësor për policët e Kosovës. Ata janë një nga grupet më të ekspozuara ndaj rreziqeve gjatë ushtrimit të detyrës dhe shpesh përballen me pasiguri dhe stres të lartë në punë. Për këtë arsye, është e drejtë që të krijojmë kushte që t’i mbrojmë policët që kujdesen për sigurinë tonë, pronën publike e private.
Pensionimi i parakohshëm për ta është një masë e domosdoshme, pasi shërbimi në forcën e policisë kërkon një angazhim fizik dhe mental shumë të lartë. Shumë prej tyre mund të përjetojnë dëmtime të përhershme shëndetësore nga detyra e rrezikshme që kryejnë, dhe për këtë arsye është e drejtë që ata e ato të kenë mundësi të sigurojnë një pension të parakohshëm që i ndihmon të fillojnë një jetë të re pas shërbimit.
Po ashtu, sigurimi shëndetësor është një nga prioritetet e mia si deputet i ardhshëm. Policët që rrezikojnë jetën çdo ditë për të na mbrojtur duhet të kenë mundësinë të shijojnë kujdes shëndetësor të përshtatshëm, pa u shqetësuar për koston e trajtimit të mundshëm të plagëve ose sëmundjeve që mund të jenë shkaktuar gjatë shërbimit të tyre.
Për këto arsye, do të angazhohem të punoj për miratimin e këtyre nismave, duke siguruar që policët të kenë mbështetje të merituar për punën e madhe dhe të rrezikshme që kryejnë çdo ditë.
#Voto131#Voto83