Anamorava këtë herë duhet ta kuptojë një fakt të rëndësishëm: PDK është forca politike më e madhe dhe më e organizuar në vend, dhe pikërisht kur ngrihet Anamorava, ngrihet edhe PDK-ja e me të, vjen ndryshimi që i duhet Kosovës.
Prandaj, ky rajon duhet të sigurojë reprezentim të denjë në Kuvend, me deputetë të aftë, të zëshëm dhe me kuadër të vërtetë që e njohin terrenin, sfidat dhe prioritetet e Anamoravës.
Pse Anamorava duhet ta votojë PDK-në?
• Sepse PDK ka kapacitetin dhe kuadrin profesional që ta çojë përpara zhvillimin e rajonit.
• Sepse vetëm një parti e fortë dhe e organizuar mund të garantojë investime, projekte dhe zhvillim të balansuar për komunat e Anamoravës.
• Sepse PDK ka dëshmuar se kur merr përgjegjësi, punon me rezultate dhe Anamorava ka nevojë pikërisht për rezultate, jo premtime boshe.
• Sepse deputetët e PDK-së nga ky rajon kanë potencialin të jenë zëri i fuqishëm që Anamorava e ka munguar në këto vite.
Nëse Anamorava ngritet ,ngritet edhe Kosova.
Nëse Anamorava voton PDK-në ndryshimi bëhet i pashmangshëm.









