Selver Xhelili, kandidati për deputet nga PDK me numër 83, ka adresuar nevojën për një përkushtim të ri e më të madh për Anamoravën dhe Gjilanin nga Qeveria e Kosovës.
Ai thekson se ky rajon, me potencial dhe kontribut të madh, është lënë pas dore dhe ka nevojë për investime kapitale të rëndësishme.
Në fokus të angazhimit të tij janë përfundimi i projekteve të mëdha infrastrukturore, përmirësimi i kushteve për tifozët dhe qytetarët e Gjilanit, si dhe zgjidhja e problemeve të trafikut dhe parkimit.
Selver Xhelili premton se do të jetë zëri i Anamoravës në Kuvend dhe Qeveri, duke garantuar se ky rajon nuk do të anashkalohet më.
Status i plotë:
Anamorava, e veçmas Gjilani, ka nevojë për një përkushtim krejt të ri e intensiv nga Qeveria e re e Kosovës. Një rajon aq i madh, nuk është zhvilluar fare sa ka potencial dhe sa jep kontribut. Ka nevojë për investime kapitale. Ferizaji e Lipjani janë udhëhequr shumë mirë, krahasuar me Gjilanin. Me votën për mua, do të jem zëri i përkrahjes për finalizimin sa më të shpejtë të autostradës deri në Bujanoc; për kryerjen e Stadiumit të qytetit, pa e fajësuar prokurimin, sepse në shpirt më dhemb kur e shoh një tifoz të Dritës e të Gjilanit, që nuk ka stadium modern dhe e kanë zhvarritur aq shumë vjet. Do të jem zë për finalizimin e hyrje-daljes në Gjilan nga Prishtina, sepse janë dëmtuar shumë bizneset dhe punimet zvarriten pa hesap. Do të adresoj shqetësimin për mungesë të një parkingu të madh që do ta lironte trafikun e qytetit, sepse trafiku nëntokësor i projektuar nga qeverisja lokale me bulevardin e ri, s’ka asnjë gjasë të mund të fillojë, e lëre më të kryhet.
Do të punoj me njerëzit e qytetit tim, Gjilanit, për të menduar për projekte të reja kapitale dhe t’i adresoj ato në Kuvendin e Qeverinë e Kosovës. Anamorava është lënë anash, projektet e saj janë zvarritur me vite dhe nuk do të vazhdojë më ky anashkalim. Besën po ua jap!
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅