Shkruan: Selver Xhelili
Anamorava, në këto zgjedhje, pa marrë parasysh subjektet politike, e ka momentin e fundit për reflektim. Duhet të zgjohen ndjekësit e idealeve të Metush Krasniqit, Molla Idriz Gjilani , Kadri Zeka ,Rexhep Malës, Zija Shemsiut, Idriz Seferit, Sylë Zarbicës, Agim Ramadanit e të tjerëve, që të bëhemi bashkë dhe votat t’ia lëmë Anamoravës.
Respekt për të gjithë, por përfaqësimi më i mirë për vendin tonë, si Anamoravë, mund të bëhet me deputetë të guximshëm në Kuvendin e Kosovës, që të punojmë si partnerë me rajonet e tjera për interes të shtetit, e jo si servilë të partive e të heshtur plotësisht, siç kanë qenë 90% prej deputetëve të derisotshëm.