Bashkatdhetarët nga Gjilani, Vitia, Kamenica dhe më gjerë, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, janë ftuar nga Selver Xhelili të mbështesin me votë kandidatin për deputet Ragip Xhakën.
Në një postim në Facebook, Xhelili thekson rëndësinë e votës për Xhakën, jo vetëm si babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka, por si një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe një vlerë e shtuar për Kuvendin e Kosovës.
Ai gjithashtu thekson renditjen e votës: pas Bedri Hamzës dhe Memli Krasniqit, Ragip Xhaka është zgjedhja e duhur për të përfaqësuar interesat kombëtare dhe qytetare.
Statusi i plotë:
Të gjithë bashkatdhetarët e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës, e më gjerë, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, pas votimit për Bedri Hamzën e Memli Krasniqin, duhet ta votojnë Ragip Xhakën – jo vetëm babain e futbollistit me famë botërore e patriot, Granit Xhakës, por kandidatin për deputet, si një vlerë të shtuar të Kuvendit të Kosovës, veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare dhe me një biografi të pasur jetësore. Votojeni Ragip Xhakën!
Bedri Hamza 1
Memli Krasniqi 2
Ragip Xhaka 34
Selver Xhelili 83…