Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Selver Xhelili, ka njoftuar se për zgjedhjet e ardhshme do të garojë me numrin 83, të njëjtin numër që kishte edhe më 9 shkurt. Ai e përshkruan këtë numër si të fati dhe simbol të besimit të qytetarëve, që më parë i kishte sjellë mbi 10,000 vota.
“Më 28 dhjetor, së bashku do ta rrisim edhe më shumë këtë mbështetje! Numri 83 është numri im. Votoni PDK – 130, votoni 83 – Selver Xhelili,” tha ai.
Selver Xhelili thekson se angazhimi i tij do të jetë për Kosovën, për Anamoravën, për Gjilanin, për zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz.

