Selver Xhelili nga PDK viziton Vërbicën e Zhegocit, zotohet për mbështetje dhe investime
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Selver Xhelili, ka vizituar fshatin Vërbica e Zhegocit në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u njohur nga afër me nevojat dhe kërkesat e banorëve.
Ai e cilësoi këtë fshat si një vend të lavdisë dhe krenarisë kombëtare, me potencial të madh për zhvillimin e turizmit rural.
Xhelili u zotua për mbështetje të vazhdueshme ndaj bujqve dhe fermerëve, si dhe për adresimin e kërkesave të komunitetit edhe në nivel qendror. “Do të përkrah çdo fshat të Gjilanit,” deklaroi ai, duke falënderuar banorët për mikpritjen.
Statusi i plotë:
Vërbica e Zhegocit është fshat i lavdisë, krenarisë kombëtare dhe peizazhit të bukur të turizmit rural të Gjilanit. Pata kënaqësinë ta vizitoja në këtë fushatë dhe të njihesha me nevojat e kërkesat e banorëve. Vërbica e Zhegocit ka nevojë për investime, mbështetje për bujqit e fermerët, për gjithçka tjetër. Zotohem se do të përkrahi çdo fshat të Gjilanit, duke i adresuar kërkesat e tyre edhe në nivel qendror. Faleminderit për mikpritjen Vërbica e Zhegocit!
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅