Kandidati për deputet nga PDK, Selver Xhelili, me numër 83, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen masive që mori nga banorët e Livoçit të Epërm.
Gjatë takimit, ai theksoi se ky fshat, i cili është një paralagje urbane e Gjilanit, luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit në qytet, për shkak të numrit të madh të banorëve dhe votuesve.
Xhelili po ashtu u angazhua të lobojë për investime të reja në Livoçin e Epërm, duke u përpjekur që fshati të mos mbetet më i lënë pas, siç ka ndodhur nga qeveritë e kaluara.
Statusi i plotë:
Jemi mirënjohës për banorët e Livoçit të Epërm, që sot e mbështetën programin e PDK-së, kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, listën më të mirë të kandidatëve për deputetë dhe sloganin se Kosova mundet #mamirë
Livoçi i Epërm si fshat, është edhe paralagje urbane e Gjilanit. Livoçi e përcakton mjaft fituesin në Gjilan, nga numri aq i madh i banorëve e votuesve. Livoçi ka nevojë për shumë investime të reja, dhe si Qeveria Kurti, si qeverisja lokale, e kanë lënë anash atë.
Jam i bindur se si kandidat për deputet, do të loboj për investime të reja në fshatrat e Gjilanit, e veçmas në Livoçin e Epërm.
Faleminderit Livoçit të Epërm për mbështetjen masive për PDK-në dhe mikpritjen madhështore.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅