Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 83, Selver Xhelili, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe përkrahjen gjatë fushatës, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime.
Me vetëm pak orë të mbetura deri në mbylljen e procesit zgjedhor, Xhelili u ka kërkuar qytetarëve të mos e humbin mundësinë për të vendosur për të ardhmen e tyre, duke theksuar se çdo votë ka peshë dhe mund të sjellë ndryshimin e dëshiruar.
Komunikata e plotë:
Të dashur qytetarë,
Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj gjatë këtyre ditëve! Vetëm pak orë kanë mbet për të ushtruar të drejtën tuaj për të votuar. Nuk ka asnjë moment më të rëndësishëm se tani për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi. Çdo votë ka rëndësi, dhe secili prej nesh luan një rol thelbësor në ndryshim.
Kjo është mundësia jonë për të vendosur për të ardhmen që duam. Ju ftoj që të mobilizohemi, të dalim masivisht dhe të votojmë për një të nesërme më të mirë për veten, familjet dhe brezat që vijnë.
Vota juaj ka peshë, ka fuqi dhe bën ndryshimin! Faleminderit për besimin tuaj!