Kandidati i PDK-së me numrin 83, Selver Xhelili, ka vizituar Ferizajn në kuadër të fushatës zgjedhore, ku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe Partisë Demokratike të Kosovës për një të ardhme më të mirë.
Fushata në Ferizaj është shoqëruar me takime dhe diskutime të hapura me qytetarët, duke adresuar sfidat dhe ofruar zgjidhje konkrete për punësimin, rritjen e pagave dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Me mbështetjen e PDK-së dhe vizionin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, ky mobilizim synon një Kosovë më të zhvilluar pas 9 shkurtit 2025.
Statusi i plotë:
Fushata elektorale në Ferizaj ka qenë një organizim i jashtëzakonshëm, duke sjellë bashkë njerëz dhe ide me një qëllim të vetëm: përmirësimin e qytetit të Ferizajt e Kosovës me programin vizionar të kandidatit për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamzës, si dhe përmbushjen e shpresave të qytetarëve të Ferizajt dhe Kosovës. Nën përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës, ky organizim dha një mesazh të qartë dhe të fortë për ndryshim dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.
Mbi të gjitha, kjo fushatë ka arritur të mobilizojë qytetarët e Ferizajt dhe t’i angazhojë ata në një proces të drejtpërdrejtë dhe të hapur komunikimi. Kanë qenë takime dhe aktivitete që kanë pasur si qëllim dëgjimin e shqetësimeve dhe nevojave të qytetarëve të Ferizajt, duke ofruar gjithashtu zgjidhje konkrete dhe të realizueshme për sfidat që përballet Ferizaj.
Në çdo takim të kësaj fushate, Partia Demokratike e Kosovës ka qëndruar pranë qytetarëve, duke i mbështetur ata në kërkesat e tyre për më shumë punësim, rritje pagash, përkrahje për bizneset me TVSH-në kur të shitet malli, me përmirësimin e infrastrukturës dhe investimeve që do të rrisin cilësinë e jetës në Ferizaj e në mbarë Kosovën, nën udhëheqjen e Qeverisë së Re nga PDK-ja, pas 9 shkurtit 2025. Vlera e bashkëpunimit mes strukturave të PDK-së dhe qytetarëve ka pasur një ndikim të fuqishëm, duke u shndërruar në një forcë pozitive që do të udhëheqë Kosovën për MAMIRË.
Kjo fushatë në Ferizaj e kudo në Kosovë, ka treguar se vetëm me një angazhim të përbashkët mund të arrijmë suksesin dhe të zhvillojmë Kosovën. Vota për Partinë Demokratike të Kosovës është angazhim për një Kosovë që përparon në çdo fushë.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅