Ish-kandidati për deputet dhe afaristi i njohur, Selver Xhelili, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do t’i japë mbështetje kandidatit për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Riad Rashiti.
Në një deklaratë për Radio Star, Xhelili u shpreh se mbështetja e dhënë duhet të kthehet në punë konkrete dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të Gjilanit. Ai theksoi se beson fuqishëm që PDK do të dalë e forcuar nga këto zgjedhje, duke fituar besimin e qytetarëve përmes projekteve të qarta dhe vizionit zhvillimor që partia ka për komunën.
“Jam i bindur se projektet dhe programi i PDK-së do të jenë faktorët përcaktues për zhvillimin e Gjilanit në vitet e ardhshme,” u shpreh Xhelili./Radio Star/