Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Selver Xhelili, ka zhvilluar një takim me përkrahësit e tij në Pjetërshticë të Shtimes, vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Ai ka falënderuar qytetarët për mobilizimin e jashtëzakonshëm dhe për besimin e tyre të palëkundur në vizionin e PDK-së.
Sipas Xhelilit, PDK mbetet drita e shpresës për qytetarët e Kosovës, të cilët kërkojnë ndryshim pas zhgënjimit me qeverisjen aktuale.
Statusi i plotë:
Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, isha i nderuar të takoja përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës në Pjetërshticë të Shtimes, ku angazhimi dhe besimi i palëkundur për PDK-në është më i fortë se kurrë. Ju falënderoj nga zemra për mobilizimin e jashtëzakonshëm dhe për gatishmërinë tuaj për të dhënë një mesazh të fortë, duke marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Kur një parti si PDK-ja, mbjell shpresë dhe vizion për një Kosovë më të mirë, ajo ndriçon rrugën e qytetarëve, të cilët, të motivuar nga nevoja për ndryshim, e përqafojnë atë masivisht si një dritë në fund të tunelit, nga zhgënjimi masiv me populistët pa vepra.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅