Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Selver Xhelili, me numrin 83, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Malishevës.
Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se deputeti përfaqëson çdo qytetar të Kosovës, pavarësisht rajonit, qytetit apo fshatit. Sipas Xhelilit, Malisheva mbetet simbol i sakrificës dhe lirisë së Kosovës.
Statusi i plotë:
Sot në Malishevë, aty ku u sakrifikua aq shumë për çlirimin, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, e kërkova besimin e qytetarëve për deputet. Kosova është një zonë zgjedhore. Deputeti përfaqëson çdo qytetar të Kosovës, çdo qytet, fshat, rajon, komunë. Malisheva mbetet qëndresa heroike e Kosovës së lirë.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅