Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, i cili mban numrin 83 në listë, ka zhvilluar takime me banorët e Verbicës së Zhegocit, ku u theksua mobilizimi dhe entuziazmi për fitoren e 9 shkurtit.
Sipas Xhelilit, kjo zonë, e njohur për kontributin e saj historik për liri dhe çlirim, vazhdon të qëndrojë në anën e duhur, duke mbështetur kthimin e PDK-së në drejtimin e vendit.
Ai ftoi qytetarët të votojnë numrin 131 për PDK-në dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Statusi i plotë:
Takimet në Verbicë të Zhegocit ishin plot shpresë, mobilizim e motivim për ndryshimin dhe kthimin e madh të PDK-së për drejtimin e Kosovës. Fryma e fitores vërehet kudo. Aq më shumë, në Verbicën e Zhegocit, e njohur për kontributin historik të lirisë e çlirimit. Verbica ka marrë anën e duhur në çdo kohë.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅