Kandidati për deputet nga PDK me numër 83, Selver Xhelili, ka vizituar disa ndërmarrje në Mitrovicë dhe Vushtrri, të cilat luajnë një rol kyç në punësimin e grave.
Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve që krijojnë mundësi për gratë dhe ka riafirmuar angazhimin e PDK-së për të fuqizuar gratë në tregun e punës.
Sipas Xhelilit, investimi në gratë sjell përfitime të mëdha për shoqërinë dhe është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik.
Ai ka premtuar mbështetje konkrete për ndërmarrjet që promovojnë punësimin e grave, përmes lehtësirave dhe mundësive të reja financimi.
Statusi i plotë:
Si kandidat për deputet, kam pasur kënaqësinë të vizitoj disa nga ndermarrjet në Mitrovicë e Vushtrri, që kanë një rol të rëndësishëm në punësimin e grave. Këto ndërmarrje janë shembuj të fuqizimit të gruas në sektorin ekonomik dhe tregojnë se kur investohet në mundësitë për gratë, ato sjellin përfitime të dukshme për shoqërinë në përgjithësi.
Partia jonë, PDK-ja, ka një angazhim të fortë për të mbështetur çdo ndërmarrje që krijon mundësi pune, veçanërisht ato që janë të përqendruara në punësimin e grave. Ne besojmë se fuqizimi i grave nuk është vetëm një drejtësi sociale, por është gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Gratë nënvlerësohen shpesh në tregun e punës, por ne synojmë që të krijojmë mundësi që të përmirësojnë kushtet e punës dhe t’u japim grave më shumë mundësi për të udhëhequr dhe ndërmarrë biznese të suksesshme.
Për këtë arsye, PDK do të jetë gjithmonë mbështetëse e ndërmarrjeve që kanë për prioritet punësimin e grave dhe krijimin e mundësive për to që të ndërmarrin hapa të mëdhenj në karrierën e tyre. Ne do të punojmë për krijimin e një ambienti të favorshëm që inkurajon gratë ndërmarrëse. Ne do të angazhohemi për krijimin e kushteve që të mund të mbështesim këto ndermarrje në mënyrë konkrete, duke ofruar lehtësi në çdo drejtim dhe mundësi financimi për ata që do të kontribuojnë në fuqizimin ekonomik dhe social të grave.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅