Kandidati për deputet nga PDK, Selver Xhelili (#83), ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, ku ka prezantuar programin e PDK-së për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.
Ai ka theksuar se rritja e pensioneve dhe lejimi i veteranëve për të vazhduar punën pa ndalim të pensionit janë disa nga zgjidhjet konkrete që ofron PDK dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.
Xhelili u shpreh se këto kategori duhet të mbrohen dhe të mbështeten nga shteti, duke theksuar rëndësinë e UÇK-së si një histori suksesi në luftën për liri dhe pavarësi.
Statusi i plotë:
Takimi me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, na krijoi një mundësi të mirë edhe për të ndarë programin e PDK-së për veteranët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, edhe për të dëgjuar sfidat e tyre.
Ne shprehëm bindjen se, rritja e pensioneve për veteranët, lejimi për të vazhduar punën pa ndalje të pensionit, janë zgjidhje konkrete që ofron PDK-ja dhe kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza, që
sadopak do t’ua lehtësonte shportën familjare. Sidoqoftë, kategoritë që përfaqësojnë këto organizata, duhen të mbrohen e ndihmohen nga shteti, nga çdo subjekt politik, pasi UÇK-ja është një nga tregimet më të suksesshme në botë për çlirimin, lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Falënderoj OVL-në – Degën në Gjilan, për mikpritjen e shkëlqyer.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅